Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Preniqi

Prishtinë, 28 dhjetor 2012

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Preniqi, me rastin e vdekjes së hershme të babait, bashkëshortit dhe anëtarit të familjes, Isuf Preniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës.

Isuf Preniqi do të mbetet në kujtesën tonë si një punëtor shembullor, i cili gjatë shërbimit të tij në Ministrinë e Diasporës, ka dhënë një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe forcimin e administratës së kësaj ministrie.

Edhe një herë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors