Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Pirraku, me rastin e vdekjes së historianit dhe veprimtarit, prof.dr.Muhamet Pirraku


Image

Prishtinë, 31 janar 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pirraku, me rastin e vdekjes së historianit dhe veprimtarit, prof.dr.Muhamet Pirraku.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Pirraku,

Me dhimbje mora lajmin që familjari juaj, intelektuali, historiani dhe veprimtari, prof.dr.Muhamet Pirraku ka ndërruar jetë.

Përkushtimi dhe kontributi shkencor i profesor Pirrakut në fushën e historisë, si dhe veprimtaria e tij në shërbim të atdheut do të respektohen nga brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kosovës dhe nga institucionet e vendit.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës sw Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors