Kryeministri Thaçi ngushëllon Familjen Mbretërore të Arabisë Saudite, përkatësisht Mbretin Abdullah, me rastin e vdekjes së Princit të Kurorës Sultan bin Abdulaziz al Saud

Prishtinë, 23 tetor 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar njëtelegram ngushëllimi Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite,përkatësisht Mbretit Abdullah, me rastin e vdekjes së Princit të Kurorësnë Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuar Familje Mbretërore e Arabisë Saudite,

I nderuari Mbret Abdullah,

Me dhimbje të madhe morëm lajmin që pas një sëmundje të rëndë vdiq Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë përherë mirënjohës për rolin mbështetës të Familjes Mbretërore dhe popullit të Arabisë Saudite për shtetin e Kosovës.

 

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors