Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Gashi, me rastin e vdekjes së bacës Avdi Gashi, babait të Heroit Bedrush Gashi dhe dëshmorit Feim Gashi


Image

Prishtinë, 29 janar 2014

E nderuara familje Gashi,

Të nderuar qytetarë të Drenocit dhe të gjithë komunës së Rahovecit,

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e bacës Avdi Gashi, babait të dëshmorëve të kombit, luftëtarëve të dalluar të UÇK-së të rajonit të Anadrinisë, Fehim e Bedrush Gashit.

Kontributi i madh i familjes Gashi nga Drenoci i Rahovecit në themelimin dhe mbajtjen e bazave të para të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë është një kontribut që do të çmohet gjithmonë nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Baca Avdi, bashkë me bijtë e tij dëshmorë, bashkëluftëtarët e mi dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë, Feimin dhe Bedrushin, vëllain Isufin, komandant Bacën, nipin Islamin, si dhe gjithë familjen e madhe Gashi, gjatë periudhës së luftës çlirimtare ishin qëndrestarët model të popullit tonë, me të cilët identifikohen vlerat më kulmore të sakrificës dhe të përpjekjeve tona shekullore për liri dhe pavarësi. 
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Hashim Thaçi,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors