Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së akademik Besim Bokshit


Image

Prishtinë, 17 gusht 2014

Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së albanologut dhe studiuesit të shquar, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Besim Bokshi

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Bokshi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, albanologut dhe njërit prej studiuesve të shquar të gjuhës shqipe dhe ish- kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademikut Besim Bokshi.

Ikja nga kjo jetë e akademikut Besim Bokshi, është humbje e  madhe për shkencën, albanologjinë, për miqët, për kolegët dhe për shtetin e Kosovës.

Vepra e Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike, do të jenë shembull për brezat e rinj të studiuesve dhe krijuesve të vendit tonë. Kujtimi për akademik Besim Bokshin do të na jap vullnet në angazhimet për ndërtimin e vendit tonë dhe për avancimin e shkencës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bokshi, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që bashkëvepruan me akademik Besim Bokshin.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors