Kryeministri Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut, që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A


Image

Prishtinë, 6 qershor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjarët e punëtorëve të KEK-ut që humbën jetën si pasojë e shpërthimit në termocentralin Kosova A.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për humbjen e jetës së punëtorëve të KEK-ut dhe lëndimin e disa të tjerëve, si pasojë e shpërthimit që ndodhi paraditen e sotme në Termocentralin Kosova A.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës së familjarëve tuaj.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen më të lartë institucionale për familjarët e viktimave, uroj që të lënduarit nga ky shpërthim të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen familjeve të tyre.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors