Kryeministri Thaçi: Ne kemi fituar lirinë, pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tone dhe jemi në rrugë të sigurt për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian


Image

Prishtinë, 6 mars 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, me rastin e shënimit të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së” në Prekaz.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka thënë se sot, e gjithë Kosova, institucionet e saj, populli i Kosovës, bëjnë nderimet shtetërore dhe gjithëpopullore për Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen e tij, gjithë sakrificën e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën e popullit të Kosovës.

“Sot, është kjo një ditë e bashkimit, afrimit, respektit për të kaluarën dhe marrjes së energjive për të ardhmen. Prandaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot bëmë nderimet shtetërore më të larta për Komandantin Legjendar Adem Jashari”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se ne kemi fituar lirinë, kemi fituar pavarësinë, po e ndërtojmë shtetin tone dhe jemi në rrugë të sigurt për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Prandaj, në trembëdhjetë vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Kosova është në rrugë të mbarë, të suksesit, është një garancë e plotë për të ardhmen e saj euroatlantike, gjithë ky vullnet i qytetarëve të Kosovës për ndryshime edhe më të fuqishme, por edhe për të implementuar vizionin euroatlantik”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors