Kryeministri Thaçi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës


Image

Prishtinë, 23 shtator 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork, sot merr pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pritja vjetore organizohet nga Presidenti Obama dhe zonja e pare çdo vit, dhe këtë vit organizohet me rastin e sesionit vjetor të 68-tin me radhë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara.

Në këtë pritje janë të ftuar të gjithë burrshtetasit e vendeve anetarë të Kombeve te Bashkuara, dhe me këtë rast edhe Kryeministri Thaçi merr pjese me ftesë zyrtare të Presidentit Obama.

Kryeministri Thaçi përveç takimit me Presidentin Obama gjatë kësaj pritje do të ketë takime edhe me burrshtetas të vendeve të ndryshme të botës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors