Kryeministri Thaçi: Kosova do t’i përmbushë të gjitha obligimet dhe kriteret e nevojshme demokratike

Prishtinë, 26 mars 2012
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim Komisionarin e lartë për Zgjerim të BE-së, Štefan Füle, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit kryeministri Thaçi dhe komisionari i lartë i BE-së, Fyle dhanë një konferencë shtypi.

Në vazhdim po e japim të plotë fjalën e kryeministrit Thaçi.
 
Edhe një herë më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të përshëndesë zotin Füle për vizitën e tij në Kosovë, gjithashtu për fillimin e Studimit të fizibilietit, si dhe mundësinë e ofrimit të nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.
 
Ky akt për mua dhe Qeverinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës është jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e re të Kosovës në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
 
Konkretisht, Kosovës i ofrohet mundësia për nënshkrimin e marrëveshjeve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton trajtimin e njëjtë dhe barabartë të Bashkimit Evropian edhe për Kosovën. 
 
Prandaj, falënderoj Komisionarin Füle për prezencën e tij sot në Kosovë, gjithashtu edhe pjesëmarrjen e tij në formimin dhe themelimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropiane dhe fillimin e Studimit të fizibilitetit, i cili ka për qëllim vlerësimin dhe skanimin e gjendjes praktike në Kosovë dhe rekomandimin e fillimit  të fillimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
 
Ne ishim së bashku edhe në themelimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, të udhëhequr nga presidentja, ku ishin prezent edhe përfaqësuesit e një pjese të opozitës, shoqërisë civile, medieve, komunitetit të biznesit.
 
Mendoj se ky është një hap i rëndësishëm i përkushtimit të përbashkët të politikës, institucioneve, shoqërisë civile, është një koncensus shtetëror, politik dhe qytetar për të ardhmen evropiane të Kosovës.
 
Prezenca e sotme e z. Füle  në Prishtinë është mbështetje dhe inkurajim i ri për neve. Në ditët e ardhshme, ministrat e Qeverisë së Kosovës do të jenë në Bruksel. Shumë shpejt presim të marrim udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Kosova do t’i përmbushë të gjitha obligimet dhe kriteret e nevojshme demokratike në mënyrë që të lëvizim shpejt në një afat rekord për implementimin e këtyre kritereve dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian.
 
Në takimin që zhvilluam me z. Füle diskutuam edhe rrjedhat politike , bashkëpunimin e Kosovës me vendet fqinje, për implementimin e të gjitha marrëveshjeve teknike midis Kosovës dhe Serbisë dhe natyrisht për rajonin që të evropianizohet sa më shpejtë që është e mundur. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors