Kryeministri Thaçi ka udhëtuar sot për në Dubrovnik, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Samiti i Kroacisë 2010”


Image

Prishtinë, 9 korrik 2010

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Dubrovnik të Kroacisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore “Samiti i Kroacisë 2010”.

Në këtë samit, ku marrin pjesë kryeministra te vendeve te rajonit dhe zyrtarë të lartë Bashkimit Evropian, kryeministri Thaçi do të marr pjesë në diskutimin e çështjeve që ndërlidhen me zhvillimet dhe çështjen pas krizës ekonomike globale. Samiti pritet të diskutojë edhe çështjet e sigurisë globale dhe për relacionet transatlantike, dhe me theks të veçantë, integrimin e vendeve të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi regjional dhe vizioni për Evropën Jug Lindore është tema tjetër e samitit ku do të marr pjesë aktivisht edhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Diskutimi në këtë temë do të afirmojë reformat e brendshme në vendet e Evropës Jug Lindore dhe procesin e integrimit të tyre ne Bashkimin Evropian.

Po ashtu, kryeministri Thaçi në Samitin e Kroacisë do të paraqesë edhe vizionin dhe angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, me theks të veçantë plotësimin e pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në dhe përgatitjet e institucioneve kosovare për pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Gjatë samitit, kryeministri Thaçi do të zhvilloj takime bilaterale me burrështetas të rajonit, dhe pjesëmarrës tjerë në këtë samit. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors