Kryeministri Thaçi falënderon për punën e mirë të gjitha ekipet e përfshira në operacion, të cilat nxorën punëtorët nga rreziku dhe parandaluan përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës


Image


Image

Prishtinë, 6 qershor 2014

Pasi u njoftua mbi aksidentit tragjik në Korporatën Energjetike të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u drejtua menjëherë në vendgjarje, duke ndjekur nga afër hap pas hapi të gjitha masat që çuan në vënien e situatës nën kontroll.

Kryeministri Thaçi pa nga afër që situata e rëndë u përballua me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh nga ekipet e KEK-ut, Policisë, FSK-së dhe njësitë e emergjencës të QKUK-së, të cilat e treguan veten në lartësinë e detyrës.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi falënderoi për punën e mirë të gjitha ekipet e përfshira në operacion, të cilat nxorën punëtorët nga rreziku dhe parandaluan përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës.

Z.Thaçi theksoi se duke punuar me kurajo dhe përkushtim në kushte shumë të vështira, ata izoluan problemin dhe shmangën një rrezik të rëndë, që do kishte pasoja katastrofike nëse do të kishte ndodhur. 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors