Kryeministri Thaçi: Duke respektuar luftën heroike të UÇK-së dhe gjakun e derdhur për liri, ne gjithmonë e kemi të ardhmen e sigurt


Image

Prishtinë, 26 nëntor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Festës Kombëtare të 28 nëntorit dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, ka bërë nderime dhe ka vënë kurorë lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi është deklaruar para mediave:

Sot, ne kujtojmë të rënët e kombit, kujtojmë Komandantin Legjendar Adem Jashari, të rënët e familjes Jashari, kujtojmë të gjithë të komandantët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë dëshmorët që janë për liri, për pavarësi.

Duke respektuar të kaluarën tonë, luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke respektuar gjakun e derdhur për liri, ne gjithmonë e kemi të ardhmen e sigurt.

Duke respektuar këtu në Prekaz të kaluarën tonë, ne marrim energji të reja për ta konsoliduar dhe forcuar shtetin tonë, për ta integruar sa më shpejtë Kosovën në NATO dhe Bashkim Evropian.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors