Kryeministri Thaçi dhe Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Jacobson përuruan Memorialin për pilotët amerikanë, që humbën jetën në detyrë, për lirinë e popullit të Kosovës, në vitin 1999


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Prishtinë, 26 maj 2014

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të Memorialit përkujtimor për pilotët amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, që humbën jetën në detyrë, për lirinë e popullit të Kosovës, në vitin 1999, në kuadër të intervenimit të NATO-s

Faleminderit i nderuari ministër Krasniqi,
E nderuara ambasadore e SHBA-ve, Jacobson,
E nderuara zëvendëskryeministre,
I nderuari kryetar,
Të nderuar ministra,
I nderuari komandant i FSK-së,
Të nderuar të gjithë ju të pranishëm, qytetar të Prizrenit,

Sot jemi mbledhur në prag të shënimit të 15 vjetorit të Lirisë së Kosovës në qytetin e bukur të Prizrenit, për të zbuluar monumentin e rënies së dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 1999, në përpjekje për lirinë e Kosovës.

Jo larg nga këtu në Prizren të dy ushtarët amerikanë kanë rënë në përpjekje për të ndalur gjenocidin në angazhimet humanitare dhe për të ndalur spastrimin etnik.

Angazhimet e atëhershme humanitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendeve të NATO-s, ne gjithmonë i kemi respektuar dhe përulemi me respektin më të lartë.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj sakrificën e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për lirinë e Kosovës, por vetëm një gjë mund të them sot në emër të Qeverisë së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës: e nderuara ambasadore e SHBA-ve, populli i Kosovës, institucionet e Kosovës, gjithmonë do të përulen me respektin më të lartë për angazhimin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverisë Amerikane dhe popullit amerikan.

Ne do të punojmë që miqësinë tonë me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm ta afirmojmë përjetësisht.

Ne jemi shteti më i ri në Evropë, por shteti më proamerikan në Evropë, dhe ndihemi krenar!

Faleminderit shumë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors