Në fillim të Mbledhjes së 73-të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka bërë bnjë deklaratë në lidhje me rifillimin procesit gjyqësor në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, kundër të ashtuquajturit Grupi i Llapit, konkretisht kundër tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së; Rrustem Mustafës – Remi, Latif Gashi e Nazif Mehmeti.
“Më lejoni të ju informoj se ka filluar, apo vazhduar, gjykimi i Rrustem Mustafës, Latif Gashit dhe Nazif Mehmetit. Ky është një proces për të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh interesimin dhe përkushtimin. Besojmë plotësisht në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Qeveria ju beson plotësisht organeve të drejtësisë, ashtu siç ju beson edhe bashkëluftëtarëve tanë”, ka thënë kryeministri Thaçi në deklaratën e tij.
