Prishtinë, 19 dhjetor 2014
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës ka vizituar stafin e shërbimit civil në Zyrën e Kryeministrit nëpër ambientet e tyre të punës.
I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Fitim Krasniqi, kryeministri Mustafa ka siguruar punëtorët e administratës se do t’i mbështes dhe përkrah në arritjen e objektivave të reformës dhe avancimit të administratës publike.
Duke përmendur disa nga rekomandimet e dala nga Komisioni Evropian për reformën në Administratën Shtetërore, kryeministri Mustafa e quajti prioritare vazhdimin e projekteve në këtë fushë, dhe premtoi se do të vazhdohet më tutje të punohet në zhvillimin dhe profesionalizmin e administratës.
