Kryeministri Mustafa u prit nga komandanti i KFOR-it,Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo


Image

Prishtinë, 15 janar 2015

Kryeministri i Republikës Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar të enjten selinë qendrore të forcës paqeruajtëse të NATO-së, KFOR,  në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Kryeministri Mustafa e falënderoi Gjeneral Figliuolon për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e KFOR-it për progresin në Kosovë.

Kryeministri Mustafa  po ashtu ka vlerësuar lartë rolin dhe profesionalizmin e trupave të KFOR-it për garantimin e një ambienti të sigurt në Kosovë dhe për krijimin kushteve për zhvillim ekonomik dhe social për qytetarët e saj.

Kryeministri Mustafa dhe Gjeneral Majori Figliuolo kanë biseduar edhe për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Në këtë takim, Figliuolo ka uruar Mustafën për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors