Kryeministri Mustafa takoi ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi


Image

Prishtinë, 22 dhjetor 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Isa Mustafa, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë,  Thomas Gnocchi. 

Me këtë rast, kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që Zyra e BE-së ka dhënë në proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa siguroj u.d. e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gnocchi për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të punuar së bashku për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian. 

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të liberalizimit të vizave, me ç ’rast kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës. 

Nga ana e tij, u.d. i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, siguroi kryeministrin Mustafa që institucionet e Bashkimit Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë që Kosova të ec përpara në rrugën e integrimit evropian, dhe siguroj për përkrahjen e plotë në këtë drejtim.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors