Kryeministri Mustafa: Suedia, partner i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës


Image


Image

Prishtinë, 7 dhjetor 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson.
 
Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së Suedisë për Kosovën.
 
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë faktin se tashmë Suedia përfaqësohet me ambasador rezident në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë.
 
Kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Nilsson për progresin në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe fuqizimin e shtetit.
 
“Suedia me përkrahjen e saj të shumanshme për qytetarët e Kosovës është shndërruar në një prej shteteve partnere shumë të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.
 
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, theksoi përkushtimin e mëtejmë të Suedisë dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
 
Ambasadori Nilsson, po ashtu, vlerësoi të arritura e deritashme dhe perspektivën zhvillimore të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors