Kryeministri Mustafa priti ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë


Image

Prishtinë, 26 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të hënën në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ambasadorët kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeministri Mustafa ripërsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të proceseve, për ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe për përmbushjen e prioriteteve të Qeverisë.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu falënderoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Qeverisë në fuqizimin e proceseve në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors