Prishtinë, 17 shkurt 2015
Kryeministri Mustafa mori pjesë në pritjen e organizuar së bashku me presidenten Atifete Jahjaga për korin diplomatik dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, me rastin e kremtimeve të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në pritje morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë si dhe personalitete të shquara të jetës akademike e kulturore në Kosovë.
