Kryeministri Mustafa mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e shënimit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ortodoks


Image

Prizren, 13 janar 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar të martën në Prizren, ku ka vizituar Dioqezën Ortodokse në Prizren, me rastin e shënimit të Krishtlindjeve ortodokse dhe Vitit të Ri ortodoks.
 
Kryeministri Mustafa është pritur nga Peshkopi Teodosije, me ç’rast i ka uruar këtë festë si dhe ka përcjell mesazhet e urimit për të gjithë qytetarët e Kosovës të besimit ortodoks.
 
Gjatë pritjes, kryeministri Isa Mustafa ka folur për angazhimin e vazhdueshëm dhe hapat konkret që lidhen me fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, tolerancës fetare dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.
 
Kryeministri Mustafa dhe të pranishmit në këtë pritje të organizuar në rezidencën e Peshkopit në Prizren, kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre edhe për avancimin e mëtutjeshëm të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors