Kryeministri Mustafa mori pjesë në përurimin e urës që lidh dy komunat veriore të Kosovës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Zveçan/Leposviq, 2 dhjetor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy komunat në veri të Republikës së Kosovës.
 
Kryeministri Mustafa gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
 
Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.
 
Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors