Kryeministri Mustafa lansoi sistemin e ri në Doganën e Kosovës


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 21 mars 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në përurimin e fillimit të punës së sistemit të ri në Doganën e Kosovës, i cili mundëson procedura të shkurtuara të eksportit. Kryeministri Mustafa aktivizoi këtë sistem të ri, duke bërë dërgimin e parë të eksportit përmes këtij sistemi, dërgesë që kaloi në pikën doganore të Vermicës në kufi me Shqipërinë.

Pas takimit, kryeministri Mustafa dhe drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna, u deklaruan para gazetarëve.

Deklarata e plotë e kryeministrit Mustafa:

Unë vërtetë kisha kënaqësinë sot që të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme e cila do të thjeshtëzoj procedurat e doganimit, dhe po ashtu do të rris efiçiencën dhe do të ul shpenzimet edhe të kohës edhe të parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë.

Është fjala për një organizim shumë të mirë të drejtorisë së doganave dhe për një performancë që po tregon edhe kjo drejtori edhe Ministria e Financave gjatë periudhës së kaluar dhe këtë vit, sepse ne kemi pasur rritje të të hyrave në kufi edhe vitin e kaluar mbi parashikimet. Kemi po ashtu edhe këtë vit të hyra të cilat i kapërcejnë parashikimet, gjë që është një sinjal shumë i mirë se kemi aktivitete ekonomike, por po ashtu se kemi një organizim shumë më të mirë në mënyrë që të ulim të gjithë evazionin fiskal me të cilin jemi ballafaquar ne gjatë kësaj periudhe kohore.

Përpos kësaj po punohet mjaft shumë që të mbrohen konsumatorët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës nga importimi i mallrave të dyshimta, të rritet transparenca në eksport dhe në import, dhe që kjo fushë, e cila është fushë shumë e rëndësishme për ne, fusha fiskale të jetë e suksesshme.

Unë shfrytëzoj rastin që të përgëzoj Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Doganave për këtë punë që e kanë bërë, dhe po ashtu të kërkojmë edhe përkrahjen e juaj që kjo të popullarizohet sa më shumë në mënyrë që qytetarët ta shtojnë besimin e tyre në këto organe.

Ndërsa drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna, deklaroi:

Sot pata kënaqësinë që ta kem në vizitë kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa, ministrin Avdullah Hoti, ministren Hykmete Bajrami dhe komunitetin e biznesit së bashku. Pata nderin që t’i informoj për progresin që ka zhvilluar Dogana e Kosovës përgjatë vitit 2014-2015 dhe për periudhën tre mujore të këtij viti. Po ashtu, së bashku me kryeministrin përuruam procedurat e shkurtuara të eksportit, një procedurë e cila është në favor të prodhuesve tanë, një procedurë e cila ndikon në uljen e kostos së shpenzimeve për prodhuesit tanë që të eksportojnë sa më lehtë mallra, redukton kohën e pritjes, redukton shpenzimet e përgatitjes së dokumenteve dhe shpenzimeve tjera administrative. Po ashtu, eliminon diskrecionin e oficerit doganor dhe e gjithë kjo bënë pjesë në planin e Qeverisë së Kosovës për të stimuluar sa më shumë prodhuesit që të kemi zhvillim sa më të madh ekonomik.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me një temë të ngritur një ditë më parë, kryeministri Mustafa ka thënë:

Së pari, sa i përket kësaj, unë qëndrimin tim e kam dhënë dje në Facebook dhe i gjithë relacioni im me këtë rast është ai që kam dhënë dje në deklaratën time në Facebook. Do të thotë se kam qenë i pakënaqur me atë që ka ndodh, por natyrisht se nuk jam unë ai i cili mund t’i rregulloj çështjet e individëve, çështjet e sëmundjeve. Do të mundohem që ta rregulloj përmes përmirësimit të sistemit të shëndetësisë, përmes rritjes së punësimit dhe investimeve në Kosovë. Në asnjë rast as nuk i jam kërcënuar askujt dhe as s’do ti kërcënohem, sepse unë dëshiroj që të kemi raporte shumë të mira me mediat, me gazetarët, të përkrahim fjalën e lirë dhe të përkrahim punën e juaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors