Kryeministri Mustafa ka pranuar telegrame urimi nga kryeministri i Kanadasë dhe guvernatori i Iowa-s

Prishtinë, 5 shkurt 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar telegrame urimi nga kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper dhe guvernatori i Iowa-s, Terry E. Branstad.

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, në telegram ka përgëzuar kryeministrin Mustafa për zgjedhjen në postin e Kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se Kanadaja mirëpret formimin e  Qeverisë së re të Kosovës, duke shprehur përkushtimin për fuqizimin e relacioneve ndërmjet dy shteteve.

“Kanada është plotësisht e përkushtuar për të përkrahur përpjekjet e Kosovës për njohje dhe aspiratat e saj euroatlantike. Unë besoj se lidershipi juaj do të jetë vital në motivimin e qytetarëve të Kosovës që të punojnë së bashku në arritjen e këtyre synimeve të përbashkëta”, thuhet ndër të tjera në telegramin e kryeministrit Harper.

Guvernatori i Iowa-s, Terry E. Branstad dhe zëvendës guvernatori Kim Reynolds në telegramin dërguar  kryeministrit Isa Mustafa, ne emër të shtetit të Iowa-s e kanë përgëzuar për formimin e Qeverisë. 

Në telegram, shprehet vullneti i Iowa-s që të ketë bashkëpunim të afërt për shumë vite të ardhshme dhe që të fuqizohen raportet miqësore me Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors