Kryeministri Mustafa bëri homazhe dhe mori pjesë në mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 30 gusht 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në mbledhjen komemorative të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me rastin e  ndarjes nga jeta të dijetarit, veprimtarit dhe udhëheqësit të madh, Akademik Mark Krasniqit

Të pranishmëve i janë drejtuar kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami dhe sekretari i ASHAK-ut, Jusuf Bajraktari.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu bëri homazhe në nderim të figurës markante të Akademik Mark Krasniqit, dhe i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe kolegëve, për këtë humbje të madhe për të gjithë qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors