Kryeministri Kurti vizitoi Panairin ndërkombëtar të agrobiznesit dhe ushqimit “AGROKOS”


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 20 tetor 2022

Në edicionin e 22-të të Panairit ndërkombëtar të agrobiznesit dhe ushqimit “AGROKOS”, që po zhvillohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi agro-bizneset pjesëmarrëse në panair.

Kryeministri Kurti vizitoi stendat e prodhuesve vendor dhe bisedoi me ta për rritjen e prodhimtarisë, rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore, potencialin për zhvillim të mëtejmë dhe depërtimin në tregje ndërkombëtare. Ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për nisma që promovojnë sektorin agro ushqimor dhe rrisin mundësitë e fuqizimit ekonomik në sektorin e bujqësisë.

Përfaqësuesit e agro-bizneseve biseduan me kryeministrin për mundësitë që panairi ofron për rrjetëzim dhe bashkëpunime mes agro-bizneseve vendore me ato të vendeve të rajonit, si dhe thellimin e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat.

Së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe Zëvendësministrin Imri Demelezi, Kryeministri Kurti theksoi synimet e Qeverisë për ta transformuar ekonominë agro-rurale, duke e bërë atë më gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurrente në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Me këto synime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, ka planifikuar mbi 52 milionë euro përkrahje financiare për mbështetjen e kulturave dhe aktiviteteve bujqësore e blegtorale, ku nga këto veçse kanë përfunduar pagesat në vlerë prej rreth 42 milionë euro. Ndërsa janë ndarë mbi 26 milionë euro në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante në Bujqësi.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors