Kryeministri Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani  

 

 

Prishtinë, 22 korrik 2021

 

 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.

 

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors