Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Kosovë, Castelino


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 6 shtator 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, u shpreh kryeministri Kurti. Në shërbim të partneritetit strategjik dhe avancimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministrin e Malajzisë dhe tha se mirëpret edhe delegacionet e bizneseve malajzese të interesuara të investojnë në Kosovë.

Duke shtuar se Malajzia çmon marrëdhëniet që ka me Republikën e Kosovës, Ambasadori Castelino i përcolli kryeministrit Kurti përshëndetjet e Kryeministrit të Malajzisë, Ismail Sabri Yaakob, dhe e ftoi kryeministrin Kurti për vizitë zyrtare në Malajzi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors