Kryeministri Kurti priti në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Curtis Youngs


Image


Image

Prishtinë, 8 korrik 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin e Universitetit shtetëror të Iowa, Dr.Curtis Youngs.

U theksuan të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe potenciali që ka ky sektor për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në takim u bisedua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit akademik dhe profesional ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

U vlerësua zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Iowa-s të Shkencës dhe Teknologjisë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në bujqësi dhe blegtori.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors