Kryeministri Kurti priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 25 qershor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Liza Gashi, priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian z.Rainer Wieland dhe përfaqësuesit e Shoqatës Gjermano-Kosovare.

Në fokus të këtij takimi ishte mërgata e Kosovës në Gjermani dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë, bashkëpunimi me mërgatën si dhe investimet nga jashtë. Poashtu, u bisedua për rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në shkolla, për brezat e rinjë të mërgatës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z.Imer Lladrovci, udhëheqës i Konsullatës se Përgjithshme në Shtutgart si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Gjermano-Kosovare.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors