Prishtinë, 29 shtator 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, zhvilloi një telefonatë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.
Ai i falënderoi ShBA-të për mbështetjen ndaj sigurisë së kufijve të Republikës së Kosovës, si dhe kërkoi rritjen e mbështetjes kundër planeve luftarake të Serbisë.
Kryeministri Kurti e siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in, duke theksuar se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët pa dallim, mbetet i palëkundur.