Kryeministri Kurti nderon veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes


Image


Image


Image

Prishtinë, 26 korrik 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit që jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Ai nderoi jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në trevjetorin e vdekjes së tij.

Kryeministri Kurti vlerësoi personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që dha ai për çështjen kombëtare.

Adem Demaçi ishte idealisti që kaloi tri dekada në burgjet e ish-Jugosllavisë. Ai ishte fytyra e gjallë politike e padrejtësive serbe ndaj shqiptarëve. Për angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirinë e mendimit, Parlamenti Evropian në Strasbourg i ka ndarë Demaçit çmimin prestigjioz “Sakharov”.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors