Kryeministri Kurti mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Gjilan, 19 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, të Komunës së Gjilanit, “EDI Fenster”.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë e madhe që ishte aty bashkë me investitorin Arsim  Hashanin, i cili po kthehet në vendlindjen e tij pas 22 vjetëve që të investojë në një fabrikë e cila do të bëjë prodhimet të dyerve, dritareve, e të roletave.

“Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë”, u shpreh kryeministri.

Nga ana e kryeministrit nuk mungoi zotimi se kjo fabrikë do ta ketë mbështetjen e institucioneve sepse ekonomia e vendit sa ma shumë zhvillohet aq më i lartë është punësimi, eksporti, kontributi në buxhet dhe zvogëlimi i mbështetjes sociale që ka nevojë t’ia bëjë shteti qytetarëve të vetë.

“Prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, tha kryeministri Kurti.

Fabrika, e ndarë në katër sektorë, do të bëjë prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit. Investimet në këtë fabrikë, përfshirë logjistikën, parashihen të arrijnë vlerën deri në 10 milionë euro, kurse 95% e prodhimit planifikohet që të ketë për destinacion tregun e jashtëm. 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Kënaqësi e madhe që  jam këtu bashkë me investitorin Arsim Hashanin i cili po kthehet në vendlindjen e tij pas 22 vjetëve që të investojë në një fabrikë e cila do të bëjë prodhime të dyerve, dritareve,  të roletave, shihni dhe emrin e ka “Edi Fenster”, do të punësojë fillimisht 50 punëtorë  e më pastaj do të mund të shkojë deri në 150 punëtorë.

95% e prodhimit do të jenë për eksport, dhe siç na u shpjegua edhe nga arkitekti do të jenë kushtet e mira të punëtorëve për shkak se do të ketë edhe ndriçim zenital. Pra jo vetëm nga anash por edhe nga kulmi, nga sipër.

Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me  tre fëmijë dhe si investitorë i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë për çfarë i dëshiroj shumë sukses dhe natyrisht që do ta ketë mbështetjen e institucioneve tona. Sepse ekonomia e vendit sa ma shumë zhvillohet aq më i lartë është punësimi, eksporti, kontributi në buxhet  dhe zvogëlimi i mbështetjes sociale që ka nevojë t’ia bëjë shteti qytetarëve të vetë. Pra sa më shumë punësim, prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors