Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 24 janar 2024

Me ftesë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë pritje që kishte bërë bashkë me krerë të institucioneve të vendit dhe partnerë ndërkombëtarë, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për bashkëpunimin e afërt, komunikimin e rregullt dhe angazhimin e tij të pakursyer në fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ai i uroi ambasadorit Abbott suksese në përgjegjësitë dhe angazhimet e radhës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors