Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e Ditës së Evropës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 maj 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, me rastin e Ditës së Evropës.

Në këtë ngjarje ishte prezent dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe personalitete nga jeta politike e shoqërore në vend.

Dita e Evropës kujton deklaratën e ministrit të jashtëm francez, Robert Schuman, i cili foli për herë të parë për idenë e Evropës, për një projekt politik të unifikuar të paqes, prosperitetit dhe lirisë.

Duke ritheksuar përkushtimin e angazhimin tonë të pareshtur në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, Kryeministri Kurti i shprehu urimet e tij dhe të popullit të Kosovës shefit të Zyrës së BE-së në vendin tonë, Tomas Szunyog, në përkujtimin e kësaj feste.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors