Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – FOTOIST


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 25 gusht 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në hapjen e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë – FOTOIST dhe në ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”, të fotografit Paul Lowe.

 

Kryeministri Kurti tha se trajtimi i fotografisë si medium i barabartë me mediumet e tjera dhe padyshim përjetësimi i çasteve të jashtëzakonshme në një vend të rajonit tonë i cili ka vuajtur shumë nën rrethimin e forcave armike të organizuara nga Serbia asokohe, padyshim që bëhen bashkë në këto fotografi të cilët teksa janë të paharrueshme njëherë kur t’i shikojmë, gjithashtu na mësojnë se mënyra më e mirë për të mos harruar është duke kujtuar e përkujtuar, e aq më tepër kur kjo bëhet me një shije të lartë dhe me një estetikë të hollë.

 

Para shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti theksoi se në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ne i japim prioritet artit edhe kulturës, sepse konsiderojmë që ato janë vetë sjellja e qytetarit në Republikë, e njëkohësisht edhe pjesë e rëndësishme e obligimit tonë për edukimin e gjithmbarshëm të të gjithë neve dhe të secilit prej nesh. ‘’ Andaj, edhe ne mbështesim FOTOIST-in, dhe jo vetëm këtë’’, u shpreh ai.

 

Hapja e këtij festivali me ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”, sipas kryeministrit Kurti, na e paraqet edhe fotografinë e cila paraqet tmerrin e gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të rrethimit makabër të Sarajevës, e që jo shumë vite më pas u përsërit edhe në Kosovën tonë të dashur, me c’rast dhjetëra mijëra ishin viktimat pa dallim, vetëm dhe vetëm për shkak se dëshironin të jetonin në vendin e tyre dhe të lirë.

 

‘’Është kënaqësi të presim në Prishtinë mbi 25 artistë si pjesë e këtij festivali me veprat e tyre, me ekspozita, diskutime e shfaqje të filmave, e në mesin e këtyre pra janë edhe fotografët vendas si Jeton Karahoda e Ferdi Limani, por edhe artistë të famshëm si P.J. Harvey, Seamus Murphy, Paul Lowe, e Pierre e Alexandra Boulat’’, u shpreh kryeministri duke thënë se i falënderon të gjithë ata dhe shumë të tjerë të cilët na bëjnë të ndjehemi krenarë, që në kryeqytetin e Republikës sonë, këtu në shesh publik, për të gjithë qytetarët mund të jemi edhe nikoqirë, por njëkohësisht edhe shikues të veprave të cilat kanë rëndësi artistike, por edhe historike e kulturore.

 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në – FOTOIST

 

I nderuari fotograf i mirënjohur i yni dhe organizator i FOTOIST-it, z.Burim Myftiu,
I nderuari fotograf nga Britania e Madhe, Paul Lowe,
E nderuara zëvendëskryeministre Emilija Rexhepi,
I nderuari ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku,
Të nderuar artistë e artdashës,
Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe prej ngado që vini,
Të nderuar mysafirë, zonja dhe zotërinj,

Trajtimi i fotografisë si medium i barabartë me mediumet e tjera dhe padyshim përjetësimi i çasteve të jashtëzakonshme në një vend të rajonit tonë i cili ka vuajtur shumë nën rrethimin e forcave armike të organizuara nga Serbia asokohe, padyshim që bëhen bashkë në këto fotografi të cilët teksa janë të paharrueshme njëherë kur t’i shikojmë, gjithashtu na mësojnë se mënyra më e mirë për të mos harruar është duke kujtuar e përkujtuar, e aq më tepër kur kjo bëhet me një shije të lartë dhe me një estetikë të hollë.

Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ne i japim prioritet artit edhe kulturës, sepse konsiderojmë që ato janë vet sjellja e qytetarit në Republikë, e njëkohësisht edhe pjesë e rëndësishme e obligimit tonë për edukimin e gjithmbarshëm të të gjithë neve dhe të secilit prej nesh.

Andaj, edhe ne mbështesim FOTOIST-in, dhe jo vetëm këtë. Dëshirojmë që nismat e ndryshme për artin, për kulturën, që na bëjnë edhe të kujtojmë të kaluarën tonë, e të kaluarën e të tjerëve të cilët kanë vuajtur e kanë pasuar gjatë luftës e para saj, të jenë në fokus edhe të shtetndërtimit demokratik por edhe të drejtësisë, të paqes e të pajtimit.

Hapja e këtij festivali me ekspozitën “Rrethimi i Sarajevës”, na e paraqet edhe fotografinë e cila paraqet tmerrin e gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të rrethimit makabër të Sarajevës, e që jo shumë vite më pas u përsërit edhe në Kosovën tonë të dashur, me c’rast dhjetëra mijëra ishin viktimat pa dallim, vetëm dhe vetëm për shkak se dëshironin të jetonin në vendin e tyre dhe të lirë.

Është kënaqësi të presim në Prishtinë mbi 25 artistë si pjesë e këtij festivali me veprat e tyre, me ekspozita, diskutime e shfaqje të filmave, e në mesin e këtyre pra janë edhe fotografët vendas si Jeton Karahoda e Ferdi Limani, por edhe artistë të famshëm si P.J. Harvey, Seamus Murphy, Paul Loëe, e Pierre e Alexandra Boulat, për çfarë i falënderoj të gjithë ata dhe shumë të tjerë që s’po i përmendi të cilët na bëjnë të ndjehemi krenar, që në kryeqytetin e Republikës sonë, këtu në shesh publik, për të gjithë qytetarët mund të jemi edhe nikoqirë, por njëkohësisht edhe shikues të veprave të cilat kanë rëndësi artistike, por edhe historike e kulturore.

Faleminderit shumë Burim.

Ju faleminderit të gjithëve!

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors