Kryeministri Kurti bëri homazhe në Prishtinë dhe Prekaz, në shënim të 24-vjetorit të çlirimit të Kosovës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 12 qershor 2023

Në shënim të 24-vjetorit të Ditës së Çlirimit, në kuadër të agjendës shtetërore, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e Republikës, Vjosa Osmanit-Sadriu dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bëri homazhe pranë varrezave të ish-Presidentin Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi dhe familjes Jashari në Prekaz, si dhe bëri nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

“Bashkë me Presidenten e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe duke bërë homazhe, humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe, këtu, kontributin e NATO-s”, tha kryeministri Kurti.

Ai në këtë datë të rëndësishme për shqiptarët, tregoi përuljen para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Tutje, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për NATO-n, kryeministri, 24 vite pas rikujtoi se ishte ndërhyrja e kësaj aleance, që ndaloi gjenocidin serb mbi popullin tonë.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ai.

Fjala e plotë e kryeministrit Albin Kurti:

Pas çlirimit vjen paqja. Sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 Qershorin.

Bashkë me Presidenten e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe duke bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe, këtu, kontributin e NATO-s.

Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors