Kryeministri Kurti, bëri homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, 26 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe përfaqësues të tjerë institucional të nivelit qendror e lokal, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në varrezat në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Pas homazheve, kryeministri Kurti tha se ne i kujtojmë e i përkujtojmë ata të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirimin e Kosovës, për lirinë, për pavarësinë e për bashkimin tonë, dhe shtoi: “Andaj edhe këtu në Krushë në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hoti, të cilit i kemi aq shumë borxh, për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike, që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin i cili na shërben të gjithëve si Republikë”.

“Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje e pikëllim, po në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim, që i patëm këta burra e gra në krye me Ukshin Hotin, dhe e arritëm çlirimin e vendit. Njëkohësisht e kemi edhe udhërrëfimin se si të ecim përpara pa u ndalur pikërisht për shkak të veprës së tyre, për shkak të jetës së tyre, për shkak të rënies së tyre me flijim e me sakrificë”, tha kryeministri Kurti.

Më tej, tha ai se, sot si institucione të Republikës, të shtetit, me përgjegjësi, dhe si qytetar të Republikës e të shtetit me vetëdije, ne bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshme të fëmijëve që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje e humbje të cilën e kaluam ne, po në të njëjtën kohë edhe të kenë të ardhme të ndritshme me një Kosovë, me një rajon, me një Evropë e cila është e lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur nga çfarëdo agresioni.

“Nga Krusha e Madhe, ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend që është një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë, meqenëse këtu para 24 vjetëve forcat policore e ushtarake të Serbisë, rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo vetëm gjithë burrat po edhe fëmijë dhe kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre “Patkoi” që e kishte gjenocidin për kryefjalë të projektit serbomadh”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjen dhe vuajtjet, ndërsa theksoi se në të njëjtën kohë edhe me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritetet e Qeverisë tonë e të institucioneve tona, për drejtësi e për rehabilitim.

Fjalët e plotë e Kryeministrit në Krushë të Madhe:

Ne i kujtojmë e i përkujtojmë ata, të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirimin e Kosovës, për lirinë, për pavarësinë e për bashkimin tonë. Andaj edhe këtu në Krushë në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hoti, të cilit i kemi aq shumë borxh, për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike, që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin, i cili na shërben të gjithëve si Republikë.

Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje e pikëllim, po në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim, që i patëm këta burra e gra në krye me Ukshin Hotin dhe e arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht e kemi edhe udhërrëfimin se si të ecim përpara pa u ndalur pikërisht për shkak të veprës së tyre, për shkak të jetës së tyre, për shkak të rënies së tyre me flijim e me sakrificë.

Sot, si institucione të Republikës, të shtetit me përgjegjësi dhe si qytetar të Republikës e të shtetit me vetëdije, ne bëhemi bashkë, që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshme të fëmijëve, që s’kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje e humbje, të cilën e kaluam ne, po në të njëjtën kohë edhe të kenë të ardhme të ndritshme me një Kosovë, me një rajon, me një Evropë, e cila është e lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur nga çfarëdo agresioni.

Lavdi Ukshin Hotit dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

Fjala e plotë e Kryeministrit në Krushë të Vogël:

Nga Krusha e Madhe, ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend, që është një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë, meqenëse këtu para 24 vjetëve forcat policore e ushtarake të Serbisë, rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo vetëm gjithë burrat po edhe fëmijë dhe kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre “patkoi”, që e kishte gjenocidin për kryefjalë të projektit serbomadh.

Ne me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjen dhe vuajtjet, por në të njëjtën kohë edhe me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritetet të Qeverisë tonë e të institucioneve tona, për drejtësi e për rehabilitim.

Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të Krushës së Madhe e të Krushës së Vogël dhe të mbarë kombit shqiptar!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors