Kryeministri Isa Mustafa zhvillon të hënën vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë


Image

Prishtinë, 8 mars 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, zhvillon të hënën vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucionalë dhe politikë të Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors