Kryeministri Isa Mustafa uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit


Image

Prishtinë, 17 qershor 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
 
Kryeministri Mustafa shpreh besimin se mesazhi i muajit të Ramazanit, që përfaqëson devotshmërinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin për paqe e tolerancë, do të sjellë më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.
 
Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë, kryeministri Isa Mustafa thekson nevojën për thellimin e bashkëpunimit në realizimin e synimeve të përbashkëta për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe për prosperitet të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors