Kryeministri Isa Mustafa uroi besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Bajramit


Image

Prishtinë, 23 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
 
Në urimin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
 
Festa e Kurban Bajramit, ashtu si festat e tjera fetare, na bashkon në familje, na bashkon me farefisin, na bashkon me miqtë tanë.
 
Uroj që edhe kjo festë të jetë festë e unitetit, e arsyes, që ne bashkërisht të zgjidhim problemet e këtij vendi, ta ndërtojmë Kosovën vend të mirëqenies, vend të zhvillimit dhe vend ku çdo qytetar do ta ndjente veten mirë.
 
Dëshiroj që të gjithë njerëzit në Kosovë dhe më gjerë, ta ndjejnë veten mirë në këtë festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin, tolerancën dhe besimin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors