Kryeministri Isa Mustafa u takua me shefin e UNHCR-së në Kosovë


Image

Prishtinë, 16 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim shefin e misionit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë, N L Narasimha Rao.
 
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve për ri-integrim të plotë të të kthyerve, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e UNHCR-së, në këtë drejtim.
 
Shefi i misionit të UNHCR-së në Kosovë, N L Narasimha Rao, e falënderoi kryeministrin Isa Mustafa për pritjen si dhe për bashkëpunimin e ofruar.
 
Rao foli edhe për rëndësinë e kornizës ligjore për të kthyerit, duke e vlerësuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, në këtë aspekt.
 
Gjatë takimit, u bisedua edhe për krizën aktuale të refugjatëve në rajon dhe Evropë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors