Kryeministri Isa Mustafa u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias


Image


Image

Nju Jork, 28 shtator 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministrin Bekim Çollaku, janë takuar me shefin e delegacionit të Greqisë në AP të Kombeve të Bashkuara, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e rrugës integruese në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

Kryeministri Mustafa e falenderoi për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikolaos Kotzias, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Greqisë për proceset integruese evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors