Kryeministri Isa Mustafa priti shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Minian


Image


Image

Prishtinë, 3 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, Jacques Miniane.
 
Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet ekonomike dhe financiare në Kosovë, si dhe për procesin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
 
Kryeministri Isa Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë në zhvillimin ekonomik, performancën pozitive fiskale si dhe ecurinë e proceseve tjera ekonomike në vend.
 
Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, vlerësoi angazhimin dhe rezultatet e arritura nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se ecuria e programit të Kosovës me FMN-në është më pozitive se që është pritur dhe kjo për shkak të treguesve pozitiv në ekonomi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors