Kryeministri Isa Mustafa priti një delegacion të Akademisë së Drejtësisë të Turqisë


Image

Prishtinë, 30 mars 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot një delegacion të lartë të Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, i kryesuar nga kryetari Yılmaz Akçil.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke i njoftuar me agjendën e prioriteteve të Programit të Qeverisë, ku veçoi angazhimin e vazhdueshëm për krijimin e kushteve që të sundoj ligji në Kosovë, i cili është një ndër parimet themelore të Programit Qeverisës.

Kryeministri i njoftoi edhe me të arriturat në këtë drejtim gjatë kësaj  periudhe njëqind ditore të Qeverisë, duke shtuar se Qeveria mbështet të gjitha reformat të cilat ndërmerren në reformimin e sistemit gjyqësor dhe krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe kredibil, e që garanton sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

Kryetari i Akademisë së Drejtësisë të Turqisë, Yılmaz Akçil, ka vlerësuar progresin në Kosovë duke shprehur përkrahjen për proceset e avancimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit dhe të mbështetjes së Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për institucionet e drejtësisë në Kosovë dhe për proceset e tjera të shkëmbimeve në fushën e drejtësisë, ndërmjet dy shteteve.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors