Prishtinë, 1 prill 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për bashkëpunimin e deritashëm dhe për përkrahjen që Këshilli i Evropës ka dhënë në avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe të demokracisë në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të këtyre fushave, duke theksuar edhe njëherë interesimin dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Isabelle Servoz Gallucci, vlerësoi progresin në Kosovë, dhe shprehu përkushtimin për përkrahjen që Këshilli i Evropës do t’i jap institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.
