Kryeministri Isa Mustafa priti në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të Kosovës


Image

Prishtinë, 8 korrik 2015 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian të Kosovës, të udhëhequr nga deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.

Kryeministri Mustafa gjatë takimit vlerësoi kontributin e qytetarëve të komunitetit egjiptian për proceset në Kosovë.

Kryeministri Mustafa theksoi se qasja e komunitetit egjiptian është një shembull i mirë i përkushtimit për shtetin e Kosovës, duke vlerësuar faktin se ky komunitet është i përfaqësuar në të gjitha institucionet, duke qenë pjesë e çmuar e angazhimeve shtetërore.

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur qytetarët e komunitetit egjiptian, si edhe të gjitha komuniteteve tjera, për të punuar bashkërisht për fuqizimin e perspektivës për të gjithë qytetarët.

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në emër të delegacionit të komunitetit egjiptian të Kosovës, ka falënderuar kryeministrin Isa Mustafa për përkrahjen që Qeveria e Kosovës po i ofron komunitetit egjiptian të Kosovës. 

Gjatë takimit, përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë dhënë kryeministrit Mustafa edhe një mirënjohje për përkrahjen e ofruar deri më tani.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors