Kryeministri Isa Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadorin e Holandës, Robert Bosch


Image

Prishtinë, 3 shtator 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Holandës në Kosovë, Robert Bosch.
 
Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Bosch për kontributin e tij personal dhënë për Kosovën gjatë kësaj periudhe, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejshme.
 
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi përkrahjen e  madhe që Holanda ka dhënë dhe po vazhdon të jap për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
 
Ambasadori Robert Bosch e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar gjatë misionit të tij në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors