Kryeministri Isa Mustafa priti kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda


Image

Prishtinë, 11 shtator 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për projektet zhvillimore dhe infrastrukturore që Qeveria e Kosovës po i realizon në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm të vendit.

Duke folur për krijimin e Fondit për Garantim e Kredive, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, kryeministri Isa Mustafa theksoi rëndësinë që ka ky Fond dhe faktin se për funksionalizmin e tij kërkohet kontributi edhe i bankave.

“Fondi për Garantim e Kredive do të ketë rol të rëndësishëm dhe do të jetë në shërbim të plotë të zhvillimit të vendit dhe të hapjes së vendeve të reja të punës”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Kryeshefi ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda, vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sevelda po ashtu çmoi performancën e stafit të Bankës Raiffeisen në Kosovë, ekspertiza e të cilëve, siç u shpreh ai, po përdoret edhe nga vendet tjera në rajon.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors