Kryeministri Isa Mustafa priti drejtorin e FIBA-s për Evropën, Kamil Novak


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 1 prill 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, Kamil Novak.
 
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën/drejtor sportiv i FIBA-s, Lubomir Kotleba dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
 
Kryeministri Mustafa i falënderoi drejtuesit e lartë të FIBA-s për përkrahjen e tyre në anëtarësimin e Kosovës në FIBA, duke e cilësuar hap shumë të rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të basketbollit, por edhe ndërkombëtarizimin e plotë të sportit kosovar.
 
Drejtori i Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit për Evropën, Kamil Novak, uroi kryeministrin Mustafa për anëtarësimin e Kosovës në FIBA.
 
Novak po ashtu shprehu përkrahjen e mëtejshme të FIBA-s për avancimin e basketbollit kosovar. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors